Bota

Rusia i kundërpërgjigjet Zelandës së Re, ndalon hyrjen 32 zyrtarëve dhe gazetarëve

Në prill, Rusia ndaloi kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, dhe një mori politikanësh të tjerë të hynin në territorin e saj.

30 Korrik 2022, 15:41 Nga I.A
Rusia i kundërpërgjigjet Zelandës së Re, ndalon hyrjen 32
Jacinda Ardern

RUSI- Rusia njoftoi të shtunën se po ndalonte 32 zyrtarë dhe gazetarë të Zelandës së Re të hynin në territorin e saj, në përgjigje të masave të ngjashme të marra nga Wellington kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

The Guardian shkruan se midis atyre që u janë nënshtruar sanksioneve janë kryetari i bashkisë së Wellington, Andrew Foster; kryetari i Auckland, Philip Goff; komandanti i marinës së Zelandës së Re, komodori Garin Golding; dhe gazetaret Kate Green dhe Josie Pagani, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Rusisë.

"Vendimi u mor në përgjigje të sanksioneve të qeverisë së Zelandës së Re, të cilat prekin gjithnjë e më shumë qytetarët rusë", thuhet në deklaratë.

Në prill, Rusia ndaloi kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, dhe një mori politikanësh të tjerë të hynin në territorin e saj.

andrew foster garin golding josie pagani kate green

Sondazh

Poll