Bota

Ukraina ul dënimin e ushtarit rus për krime lufte, burgoset për 15 vite

Kritikët thanë se dënimi i Vadim Shishimarin, një ushtar 21-vjeçar me kontratë, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e një civili dhe u dënua në maj, ishte tepër i ashpër, duke qenë se ai pranoi krimin, tha se po zbatonte urdhrat dhe shprehu pendim.

30 Korrik 2022, 15:34 Nga I.A
Ukraina ul dënimin e ushtarit rus për krime lufte, burgoset për
I burgosuri

UKRAINË- Një gjykatë apeli në Kiev ka reduktuar në 15 vjet dënimin e përjetshëm të një ushtari rus të dënuar në gjyqin e parë për krime lufte që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Kritikët thanë se dënimi i Vadim Shishimarin, një ushtar 21-vjeçar me kontratë, i cili u deklarua fajtor për vrasjen e një civili dhe u dënua në maj, ishte tepër i ashpër, duke qenë se ai pranoi krimin, tha se po zbatonte urdhrat dhe shprehu pendim.

Gjyqi është parë nga afër si një provë e hershme nëse është e mundur të zhvillohen gjykime të drejta gjatë konfliktit të vazhdueshëm dhe se sa mirë sistemi i drejtësisë i rrënuar i Ukrainës do të përballojë detyrën e madhe të ndjekjes penale të mijëra rasteve komplekse të krimeve të luftës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll