Aktualitet

6 raste me kokainë nëpër kontenierë/ Rrëzohet kërkesa për heqjen e sekuestros së “Alba exotic”

Kësaj firme, iu janë kapur 6 herë sasi të ndryshme me kokainë në Portin e Durrësit.

30 Korrik 2022, 11:26 Nga DOSJA

6 raste me kokainë nëpër kontenierë/ Rrëzohet

TIRANË- Kompania 'Alba Exotic Fruits' do vijojë të qëndrojë nën sekuestro. Kështu ka vendsur Gjykata e Lartë, e cila ka rrëzuar kërkesën e kompanisë për heqjen e masës së sekuestros ndaj kompanisë, duke lënë në fuqi masën “sekuestro preventive. Kompania e importit te frutave ekzotike nga ekuadori u sekuestrua sisa muaj më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Gjykata pranoi kërkesën e SPAK, pasi në kontenierët e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ janë zbuluar vazhdimisht sasi kokaine të ardhura nga Amerika Latine. SPAK pretendon se kjo kompani konsiderohet si subjekt juridik, i dyshuar për trafik të narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.

Kësaj firme, iu janë kapur 6 herë sasi të ndryshme me kokainë në Portin e Durrësit. Përfaqësuesi e saj mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. 

alba exotic fruit gjykata e larte

Sondazh

Poll