Bota

Pendarovski: Mbetet shqetësues fakti se në Maqedoni ka shumë retorikë nacionaliste anti-perëndimore

Në intervistën për “Focus”, Pendarovski shpreh shqetësimin për retorikën e intensifikuar nacionaliste.

29 Korrik 2022, 22:01 Nga e.k
Pendarovski: Mbetet shqetësues fakti se në Maqedoni ka shumë
Stevo Pendarovski

SHKUP- Në një intervistë të publikuar edhe në faqen e tij zyrtare, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka folur ndër të tjera për përleshjet dhe tensionet ndëretnike, retorikën e intensifikuar nacionaliste, ndarjet sociale, hapjen e kanaleve dhe iniciativat e dështuara për pajtim kombëtar dhe afrimin.

Në intervistën për “Focus”, Pendarovski shpreh shqetësimin për retorikën e intensifikuar nacionaliste.

“Përplasjet dhe tensionet ndëretnike lindin kur aktorët politikë e intensifikojnë retorikën nacionaliste dhe kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Jo se Maqedonia do të shpërbëhet nëse mbetemi jashtë BE-së, as nuk do të ketë destabilizime serioze për këtë fakt, por nuk është mirë të ketë faktorë politikë që manipulojnë ndjenjat kombëtare të qytetarëve”, deklaroi Pendarovski.

Ai thekson se retorika nxitëse ndaj të tjerëve mund të shkaktojë incidente.

“Mbaj mend fillimin e viteve të 90-ta, kur as OBRM-PDUKM-ja e atëhershme nuk përdorte një retorikë të tillë nxitëse ndaj të tjerëve. Kemi një retorikë të paprecedentë ndaj shqiptarëve, pastaj kemi retorikë antiperëndimore, antiamerikane, antigreke, antibullgare në një nivel të paprecedentë dhe kam frikë se disa breza të rinj të udhëhequr nga retorika e politikanëve mund të duan të provokojnë incidente”, u shpreh presidenti Pendarovski.

maqedonia e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll