Bota

I komplimentoi të dashurën, i riu italian rreh për vdekje emigrantin nigerian duke e goditur me patericë

32-vjeçari italian vrau 39-vjeçarin nigerian, Alika Ogorchukëu i cili ishte i martuar dhe baba i një djali duke e goditur disa herë në kokë me patericat, që viktima i përdorte për të ecur në zonën ku ai lypte dhe më pas e ka goditur disa herë në kokë duke ia mbajtur të shtypur në trotuar, shkruajnë mediat italiane.

29 Korrik 2022, 21:53 Nga e.k
I komplimentoi të dashurën, i riu italian rreh për vdekje
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një i ri italian ka vrarë një nigerian për arsye krejt banale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 29 korrikut në Civitanova Marche (Macerata), në Corso Umberto, një rrugë shumë e ngarkuar e mbushur me dyqane. E gjithë skena ndodhi para syve të kalimtarëve të cilët mbetën të tronditur nga skena e rëndë.

32-vjeçari italian vrau 39-vjeçarin nigerian, Alika Ogorchukëu i cili ishte i martuar dhe baba i një djali duke e goditur disa herë në kokë me patericat, që viktima i përdorte për të ecur në zonën ku ai lypte dhe më pas e ka goditur disa herë në kokë duke ia mbajtur të shtypur në trotuar, shkruajnë mediat italiane.

Vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Emigranti nigerian i ka bërë një kompliment partneres që kishte në krah 32-vjeçari, gjë që e ka acaruar të riun aq sa për t’i marrë jetën atij. 

 

itali alika ogorchukëu

Sondazh

Poll