Politike

Nipi i Klement Balilit liron zyrën, konstituohet Këshilli Bashkiak i Delvinës

5 Gusht 2019, 08:38 Nga DOSJA
Nipi i Klement Balilit liron zyrën, konstituohet Këshilli Bashkiak i

Delvinë- Ditën e sotme është konstituuar Këshilli Bashkiak i Delvinës dhe është betuar kryebashkiakja e re, Majlinda Qilimi. Mësohet se gjithë ceremonia është zhvilluar në ambientet e bashkisë.

Kryetari nga radhët e LSI, Rigels Balili nuk është paraqitur ditën e sotme në zyrë dhe nuk ka pasur asnjë lloj incidenti.

Balili u zgjodh në krye të Bashkisë së Delvinës 4 vite më parë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai njihet nga të gjithë si nipi i Klement Balilit “Eskobarit të Ballkanit”.

Deri më tani janë konstituuar disa bashki në vend. Tensione deri më tani ka pasur në Kavajë, ku nuk munguan protestat. Por gjithsesi Redjan Krali ka nisur punën e tij në bashkinë e Kavajës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nipi i klement balilit liron zyrën rigels balili zgjedhjet lokale të 30 qershorit nipi i klement balilit liron zyrën rigels balili zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll