Politike

Kriza politike/ Meta përveç Ramës i përvishet edhe opozitës: Entuziazmi juaj mbresëlënës por penalizuat shqiptarët

5 Gusht 2019, 06:47 Nga DOSJA
Kriza politike/ Meta përveç Ramës i përvishet edhe

Shqipëri– Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për krizën politike në vend. Ndryshe nga herët e tjera Presidenti këtë herë i është përveshur edhe opozitës. Meta thumbon opozitën teksa thotë se shprehin entuziazëm se kanë fituar 85% të zgjedhësve , duke harruar se sikur të ishte regjistruar para shfyqizimit të 30 qershorit do kishin për vete jo më shumë se 1/4 të kësaj përqindjeje.

Ai iu thekson të dyja palëve politike se gëzohen me ‘fitoret’ që penalizojnë shqiptarët.

“Viktimat e këtyre “fitoreve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallime partiake. Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.”, shprehet ai.

Reagimi: 

Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët

E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.

Por edhe entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.

“Fitore” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.

Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.

Viktimat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallime partiake.

Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut. 

Ende vijon kriza politike në vend. Disa ditë më më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike meta i përvishet edhe opozitës ilir meta kriza politike meta i përvishet edhe opozitës

Sondazh

Poll