Bota

Shkatërrohet dasma në Filadelfia, grinden dy gra, ndërhyn një e tretë, qëllon me armë zjarri

Policia raporton se viktima 26-vjeçare po debatonte me një grua tjetër kur një grua e tretë “ndërhyri dhe e qëlloi viktimën në këmbë”.

29 Korrik 2022, 07:16 Nga A.B
Shkatërrohet dasma në Filadelfia, grinden dy gra, ndërhyn
Sherri

SHBA- Kaos gjatë një martese në Filadelfia. Dy gra filluan të grinden gjatë pritjes, duke bërë që të gjithë të pranishmit të ndërhynin duke i ndarë. Mirëpo zënka e tyre vazhdoi dhe jashtë ambienteve ku po mbahej ceremonia.

Policia raporton se viktima 26-vjeçare po debatonte me një grua tjetër kur një grua e tretë “ndërhyri dhe e qëlloi viktimën në këmbë”.

Autorja është larguar, por la makinën dhe identifikimin e saj pas, dhe sipas shefit të policisë së Filadelfias Scott Small, pritet të kalojnë disa orë para se ajo të kapet.

Gruaja që u qëllua u dërgua në Spitalin Universitar Temple dhe është në gjendje të qëndrueshme. Nusja dhe dhëndri u detyruan t'i japin fund ceremonisë së pritjes pas ngjarjes së ndodhur.

sherr ne shba shba

Sondazh

Poll