Bota

Rrjedhje nga "Guxo" e Vjosa Osmanit? LDK: Do rrëzojmë Kurtin, kemi siguruar votat e 8 deputetëve të LVV

Arben Gashi shtoi se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi në mes deputetëve të VV-së.

28 Korrik 2022, 21:41 Nga k.m.
Rrjedhje nga "Guxo" e Vjosa Osmanit? LDK: Do rrëzojmë
Arben Gashi

TIRANË- Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2. Kjo pasi sipas tij si shenjë e pakënaqësisë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK

Ai tha se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar. Gashi shtoi se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi në mes deputetëve të VV-së.

“Ideja e LDK-së ka qenë që të shikohet stabiliteti i Qeverisë Kurti 2, deri në zgjedhjet lokale ka qenë ideja që të vështrohet, në mënyrë që të rikthemi dhe të stabilizohemi. Ne jemi munduar të jemi pro aktiv dhe propozues, por asnjë nuk e ka marrë Qeveria e Kosovës, 58 propozime i kemi bërë në formë dokumentesh dhe rezolutash”, tha ai në Debat Plus.

Deklaratën e Gashit nuk e ka komentuar asnjë nga LDK, por Lëvizja Vetëvendosje mohon se ekziston një mundësi e tillë. Kusari Lila mohon edhe mundësinë e largimit të deputetëve të listës ‘Guxo’, një pjesë e të cilëve ishin larguar nga LDK bashkë me Vjosa Osmanin para zgjedhjeve një vit më parë.

Qeveria Kurti 2 është votuar në mars të vitit të kaluar me 67 vota pro, përfshirë edhe ato të deputetëve të komuniteteve jo serbe.

arben gashi qeveria e kosoves

Sondazh

Poll