Bota

VD- Ka 67 ditë në burg! Dhunë në rrugët e Athinës, grupet anarkiste përplasen ashpër me Policinë

Ekstremistët hodhën gurë dhe kokteile molotov kundër forcave të shumta të rendit, të cilat u përgjigjën me kimikate dhe ujë me presion.

28 Korrik 2022, 20:31 Nga k.m.
VD- Ka 67 ditë në burg! Dhunë në rrugët e Athinës,
Pamje nga Greqia

ATHINË- Ka degjeneruar në akte dhune protesta e grupeve anarkiste në kryeqytetin grek. Protestuesit kërkonin lirimin nga burgu të një prej anarkistëve më të njohur grekë, Jani Mihailidhi. Ekstremistët hodhën gurë dhe kokteile molotov kundër forcave të shumta të rendit, të cilat u përgjigjën me kimikate dhe ujë me presion. Madje nuk kanë kuryser edhe një person me aftësi të kufizuara. 

34-vjeçari i burgosur për grabitje ka 67 ditë në grevë urie. Këshilli i Apelit i Lamisë rrëzoi sot kërkesën për lirim të Michailidis, i cili është transferuar nga burgjet e Malandrinos në spitalin e Lamisë.

34-vjeçari i burgosur për grabitjen në Velvedo të Kozanit u arrestua si “harkëtari i Kushtetutës”, pasi u arratis për herë të parë në vitin 2019 nga burgjet rurale të Tirynit. Ai ka vuajtur 3/5 e dënimit 20-vjeçar për grabitjen dhe 2/5 e dënimit për arratisjen e tij, ndaj dhe avokati kërkoi lirim me kusht. Kërkesë që u refuzua. Yiannis Michailidis është në ditën e 67-të të grevës së urisë dhe sipas mendimit të mjekut personal që po e ndjek “gjendja e tij ka arritur në një pikë jashtëzakonisht të rrezikshme”.

athine proteste ne greqi

Sondazh

Poll