Aktualitet

'Ua Yuri Kim'/ E mitura 'lë kokën' pas ambasadores, Rama sot do paqe. Pas Ballës, pajtohet dhe me Zingraf

Këta të fundit nuk kanë ngurruar që të shijojnë momentin dhe koncertin e organizuar, ndërsa Yuri Kim gjeti një fanse në turmë, gjithashtu vlen të përmendet që pajtimi i Taulant Ballës nuk është i vetmi për sonte, pasi Rama duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet edhe me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

28 Korrik 2022, 22:30 Nga k.m.
'Ua Yuri Kim'/ E mitura 'lë kokën' pas
Yuri Kim

TIRANË- Sheshi “Skënderbej” është mbushur këtë mbrëmje me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarët që po festojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Në radhën e parë të qytetarëve që shijojnë këtë koncert gjigant janë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe diplomatë të tjerë.

Këta të fundit nuk kanë ngurruar që të shijojnë momentin dhe koncertin e organizuar, ndërsa Yuri Kim gjeti një fanse në turmë, gjithashtu vlen të përmendet që pajtimi i Taulant Ballës nuk është i vetmi për sonte, pasi Rama duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet edhe me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Ky i fundit, disa javë më parë braktisi takimin për amnistinë fiskale për emigrantët. Por mesa duket tani është çdo gjë nën kontroll. 

Ndërkohë që skenën e dizajnuar me yjet e flamurit europian, teksa në sfond është statuja e heroit kombëtar Skënderbeu, po përformojnë zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej.

yuri kim edi rama taulant balla peter zingraf

Sondazh

Poll