Bota

BILD: Gjermania në krizë, pritet rritje e frikshme e çmimeve

Por edhe pse inflacioni ka shënuar rënie, gjenda e ekonomisë së Gjermanisë nuk është aq e mirë.

28 Korrik 2022, 18:59 Nga k.m.
BILD: Gjermania në krizë, pritet rritje e frikshme e çmimeve
Foto ilustruese

GJERMANI- Inflacioni ra për të dytin muaj radhazi, duke arritur në 7.5 për qind në qershor. Por edhe pse inflacioni ka shënuar rënie, gjenda e ekonomisë së Gjermanisë nuk është aq e mirë.

Ekspertët e ekonomisë nga Instituti Ifo i Mynihut thonë se: Çmimet ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten, por ritmi do të ngadalësohet. Inflacioni ndoshta ka arritur kulmin e tij dhe gradualisht do të bjerë gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Shefi ekonomik i Ifo, Timo ëollmershäuser tha se gjithnjë e më shumë kompani po preken dhe do duhet të rrisin çmimet në të ardhmen. Tre kriza kanë bërë që inflacioni të kalojë në kulm që nga viti i kaluar, duke nisur nga pandemia e koronavirusit. 

Po ashtu, fermerët në mbarë botën nuk ishin në gjendje të korrnin aq shumë për shkak të thatësirës – vetëm për këtë arsye, makaronat, për shembull, u bënë më të shtrenjta. Më pas, lufta në Ukrainë solli pakicë të naftës dhe gazit./BILD

gjermani inflacioni ne gjermani

Sondazh

Poll