Politike

Berisha: Mitin e pathyeshmërisë së Ramës e krijoi Lulzim Basha! Unë do ta mund patjetër

Sali Berisha u shpreh se Edi Ramën do ta mundë pa asnjë diskutim, pasi i dështuari Lulzim Basha tashmë është larguar.

28 Korrik 2022, 21:34 Nga k.m.
Berisha: Mitin e pathyeshmërisë së Ramës e krijoi Lulzim
Sali Berisha

MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një premtim: do të mundë kryeministrin Edi Rama. Gjatë një takimi me qytetarët në Mirditë në pasditen e sotme, Berisha tha se mitin e pathyeshmërisë së Edi Ramës e krijoi Lulzim Basha dhe që tani e tutje sipas tij do të marrë fund.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se Edi Ramën do ta mundë pa asnjë diskutim, pasi i dështuari Lulzim Basha tashmë është larguar.

"Pathyeshmërinë e Edi Ramës e krijoi Lulzim Basha. Kur ai arrestonte dhe mbillte frikën, i kërkoja të ngrihemi dhëmb për dhëmb me të e ti dalim zot qytetarëve të pafajshëm, vazhdonte. Bënte fushatën. Ky e ka mani, thotë dy metra dy metra, ai hollak, dhe dilte vetëm për vetëm. Në vend që të dilte me ekip, ja rrëzonte avantazhin. Ai humbiste pikë, ky e imitonte atë, donte të bëhej lider, s’u bë kurrë, dhe na solli këtë mit. Ai është mundur në vitin 2007 në zgjedhjet lokale, në 2009 në zgjedhjet e përgjithshme, ai u mund në 2011 në Bashkinë Tiranë. Ai do mundet pa asnjë diskutim,”-tha Berisha.

Sfida e parë është vitin që vjen në zgjedhjet lokale, të cilat me gjasë do të kenë edhe pjesëmarrjen e opozitës.

sali berisha

Sondazh

Poll