Politike

“13 tetori”, ish-deputeti demokrat kundër Metës: S’është me patjetër datë zgjedhjesh, dekreti nuk është botuar në

5 Gusht 2019, 05:36 Nga DOSJA
“13 tetori”, ish-deputeti demokrat kundër Metës:

Tiranë-Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri për krizën politike në vend ka deklaruar se kjo është vera e fundit e Ramës si kryeministër

“Është stina e fundit e tij, grahmat e fundit, tik-taku është finali. Populli do ti japë përgjigjen, ne jemi në këmbë”, deklaroi Strazimiri.

Sa i përket dekretit të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet e 13 tetorit ai ka deklaruar  se çështja nuk është data pasi ato mund të zhvillohen edhe më 11 tetor apo 19 tetor. Sipas tij e rëndësishme është që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Çështja nuk është data. 30 qershori nuk dështoi se opozitës nuk i pëlqente data, por mungesa e garancive totale absolute e çdo force politike që nuk është pjesë e pushtetit monopartiak.Prapë çështja nuk është te data. Çështja është një dhe e vetme: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato ku votuesi vërtet të zgjedhë. A mund të organizohen ato me datë 13 tetor? Çështjen nuk e kam te data. Nëse ky ikën nesër dhe i hapet rrugë një procesi, mbase 13 tetori do të ishte një datë. Mund të ishte dhe 11 tetori dhe 19 tetori. Aktualisht akti i fundit i botuar në Fletoren Zyrtare është anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekret tjetër i Presidentit nuk është botuar”., u shpreh ai në Ora News.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metës për zgjedhjet gent strazimiri zgjedhjet e 13 tetori dekreti i metës për zgjedhjet gent strazimiri zgjedhjet e 13 tetori

Sondazh

Poll