Bota

Votoi kundra martesave të të njëjtës gjini, kongresmeni shkon në dasmën e djalit homoseksual

Kongresmeni Glenn Thompson shkoi në dasmën e djalit të tij homoseksual vetëm tre ditë pasi votoi kundër një ligji që do të favorizonte martesat brenda të të njëjtit seks.

28 Korrik 2022, 15:06 Nga s.s
Votoi kundra martesave të të njëjtës gjini, kongresmeni
Glenn Thompson

SHBA- Glenn Thompson, një republikan dhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Pensilvanisë, mori pjesë në dasmën e djalit të tij homoseksual. Kjo ka ndodhur vetëm disa ditë më vonë, pas votimit të tij kundër projektligjit për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks të propozuar nga demokratët në Dhomën e SHBA-së.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një ligj për të mbrojtur martesat e të njëjtit seks dhe ato ndër-racore, sepse ata janë të shqetësuar se një vendim i Gjykatës së Lartë që anulon qasjen ndaj abortit mund të kërcënojë të drejta të tjera që janë vënë nën kritika nga shumë konservatorë, raporton wp. Zyra e Thompson tha se kongresmeni dhe gruaja ishin të emocionuar për të marrë pjesë dhe për të festuar dasmën e djalit të tyre ndërsa ai fillon një kapitull të ri në jetën e tij.

“Ata ishin shumë të lumtur që mundën të mirëpritnin në familje dhëndrin e tyre të ri”, thuhet në deklaratë. Më herët, Thompson e quajti ligjin një dredhi të demokratëve gjatë një viti zgjedhor.

glenn thompson

Sondazh

Poll