Bota

U firmos mbrëmë, Kuvendi i Kosovës ratifikon Marrëveshjen 236-milionëshe me MCC-në

Marrëveshja është ratifikuar me votat e 89 deputetëve, të cilët ishin prezent në sallë. Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.

28 Korrik 2022, 13:20 Nga d.a.
U firmos mbrëmë, Kuvendi i Kosovës ratifikon Marrëveshjen
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar gjatë seancës së sotme Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, e cila u nënshkrua mbrëmë në Washington.

Marrëveshja është ratifikuar me votat e 89 deputetëve, të cilët ishin prezent në sallë. Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

marreveshja kosove-shba kontrata me mcc ferat shala

Sondazh

Poll