Bota

Presidenti Zelensky dhe gruaja e tij japin intervistën e parë ndërkombëtare, diskutojnë për luftën, dashurinë dhe jetën

Çifti presidencial ukrainas kanë dhëë intervistën e tyre të parë së bashku. Ata kanë folur rreth çështjes së mbështetjes së Ukrainës nga dy shtetet si SHBA dhe Britania e Madhe. Gjithashtu edhe për ndikimin e luftës në martesën e tyre.

28 Korrik 2022, 14:35 Nga s.s
Presidenti Zelensky dhe gruaja e tij japin intervistën e parë
Olena Zelenska dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zonja e parë Olena Zelenska janë intervistuar për herë të parë së bashku në një televizion ndërkombëtar nga prezantuesi britanik Piers Morgan, e cila pritet të transmetohet së shpejti.

Sipas raportimit të CNN, ata kanë diskutuar rreth çështjes së mbështetjes së Ukrainës nga dy shtetet si SHBA dhe Britania e Madhe. Gjithashtu kanë diskutuar edhe për ndikimin e luftës në martesën e tyre. Presidenti Zelensky tha se ishte i interesuar që presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën pasi kjo do të dërgonte “sinjalin më të fortë në mbështetje të Ukrainës”.

“Unë besoj se ky do të ishte një sinjal i madh. Të gjithë e shohin qëndrimin e Ukrainës ndaj SHBA-së. Kjo do të ishte mbështetja më e lartë”, tha Zelensky.

Ai është pyetur nëse kishte ndonjë mesazh për kryeminsitrin e ardhshëm britanik, i cili tha se do të ishte i lumtur të bashkëpunonte me të dhe të ruante marrëdhënie të forta me Britaninë që Ukraina përfitoi nga udhëheqja e kryeministrit Boris Johnson. Çifti presidencial tha gjithashtu se martesa e tyre ishte bërë më e fortë falë sfidave të luftës.

Zelenska tha: “Jam dakord me teorinë se martesa bëhet më e fortë me sfidat”. Ndërsa Zelensky tha: “Unë kam vetëm një grua dhe jam i lumtur”.

zelensky olena zelenska

Sondazh

Poll