Bota

Shpërthen makina në një pikë karburanti në Brazil, 2 të plagosur

Një shpërthim makine ka ndodhur në një pikë karburanti në Brazil. Një 67-vjeçar ka mbetur i lënduar i cili është dërguar në spital së bashku me gruan e tij.

28 Korrik 2022, 13:42 Nga s.s
Shpërthen makina në një pikë karburanti në Brazil, 2
Shpërthim karburanti në Brazil

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një burrë, 67-vjeç mbeti i plagosur me lëndime të rënda nga shpërthimi i një karburanti i cili u dërgua menjëherënë spital. Shpërthimi ka ndodhur teksa burri po mbushte gazin në makinë, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur lehtë.

Nga kamerat e sigurisë së karburantit përpara se të shpërthente mjeti, shihet 67-vjeçari teksa hap kapakun e makinës së tij, ku shpërthimi e hedh atë në ajër dhe më pas përplaset në tokë.

Një taksist që ndodhej në vendngjarje tha:" Unë po mbushja rezervuarin tim dhe ai ishte në anën tjetër. Më pas ka shkuar për të hapur kapakun dhe sapo e ka hapur ka ndodhur shpërthimi. Gjithçka ra mbi të. Fillimisht vrapuam për të shpëtuar, por më pas u kthyem për të ndihmuar”.

 

brazil shperthim ne karburant

Sondazh

Poll