Politike

Meta uron poetin Hamit Aliaj dhe thumbon politikën me vargjet e tij: Të gjithë krimbat u bënë flutura

4 Gusht 2019, 19:43 Nga DOSJA
Meta uron poetin Hamit Aliaj dhe thumbon politikën me vargjet e tij:

TIRANË- Presidenti i Ilir Meta, ka postuar një tjetër foto nga pushimet në Bjeshkët e Sharrit.  Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se mësoi se sot poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, ka ditëlindjen dhe nuk humbi rastin që të bënte një urim publik për të. Urimin në përvjetorin e tij të 65-të Meta e ka bërë përmes një poezie të këtij të fundit, ku duket si një thumb për politikën.

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen. Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura”, shkruan Meta.

POEZIA E HAMIT ALIAJT

HISTORI

Luftën e fituam,

Nga fitimtarët,

Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë

Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,

Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hamit aliaj ilir meta meta thumba politikes pushimet e metes hamit aliaj ilir meta meta thumba politikes pushimet e metes

Sondazh

Poll