Aktualitet

Vihen në pranga 4 persona

27 Korrik 2022, 17:25 Nga DOSJA

Vihen në pranga 4 persona

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 44 vjeç, pasi ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin në kërkim N. V., 60 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasin M. V., 80 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll