Bota

Lëvizja URA i përgjigjet Gjukanoviç: Ti je gjykuar nga votuesit, historia dhe gjykatat ende në pritje

Në një deklaratë shtypi, Lëvizja Qytetare URA në përgjigje të deklaratës së Gjukanoviçit tha se atë e kanë gjykuar votuesit në zgjedhjet e fundit, ndërsa gjykatat dhe historia janë ende në pritje.

27 Korrik 2022, 13:29 Nga d.a.
Lëvizja URA i përgjigjet Gjukanoviç: Ti je gjykuar nga
Abazovic dhe Gjukanovic

MAL I ZI- Lëvizja URA e kryeministrit malazez Dritan Abazoviç ka reaguar ndaj dekaratave të presidentit të vendit Milo Gjukanoviç i cili u shpres se Abazoviçin do e gjykojnë votuesit, gjykatat dhe historia.

Në një deklaratë shtypi, Lëvizja Qytetare URA në përgjigje të deklaratës së Gjukanoviçit tha se atë e kanë gjykuar votuesit në zgjedhjet e fundit, ndërsa gjykatat dhe historia janë ende në pritje.

Sipas Vijesti, ata thonë se Gjukanoviç dhe politikanë si ai janë pengesat më të mëdha në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe të gjithë rajonit.

Ndërsa Gjukanoviç përhap intolerancë, vlerësime arbitrare dhe marrëzi për kërcënimin e shtetit përmes mediave të tij të angazhuara nga rajoni, URA dhe lideri i saj kujdesen për atë që është interesi më i madh i shtetit, që është një luftë e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “, tha URA.

Ata shtojnë se pavarësisht diskursit të lartpërmendur, i cili, siç mund të shihet, presidenti i vendit ende e ka për zemër, duke ushqyer me të fantazmat e së shkuarës, pjesa më e madhe e Malit të Zi është e përqendruar te e ardhmja, e cila është evropiane.

E ardhmja është e privuar nga kthimi i vazhdueshëm në të kaluarën, për shkak të së cilës i gjithë rajoni ka ngecur me dekada, duke mbetur prapa BE-së”, përfundon njoftimi.

dritan abazoviç milo gjukanoviç kriza politike ne malin e zi

Sondazh

Poll