Aktualitet

“Jam në gjakmarrje, babai ka vrarë”/ Dënohet 26-vjeçari shqiptar në Angli, la shkollën për menaxhim biznesi, u mor me drogë në Angli

Në banesën e tij, u zbulua një operacion në shkallë tregtare me 130 bimë. Kur doli para gjykatës, Xixi tha se një bandë e kishte sjellë atë në MB për shkak të një "gjakmarrjeje" pasi babai i tij vrau një burrë në qytetin e tyre në Shqipëri.

26 Korrik 2022, 19:49 Nga k.m.
“Jam në gjakmarrje, babai ka vrarë”/ Dënohet
Geraldo Xixi

BRITANI E MADHE- Një punëtor në një fabrikë kanabisi tentoi që të largohej nëpër çatitë e një rreshti shtëpish kur Policia hyri me forcë nga dera e përparme në vilën kur ai punonte. Por Geraldo Xixi nuk shpëtoi dot, edhe pse kaloi gjysmë ore në çati përpara se të ulej në tokë dhe të arrestohej në një kopsht aty pranë. Në banesën e tij, u zbulua një operacion në shkallë tregtare me 130 bimë. Kur doli para gjykatës, Xixi tha se një bandë e kishte sjellë atë në MB për shkak të një "gjakmarrjeje" pasi babai i tij vrau një burrë në qytetin e tyre në Shqipëri.

Duke folur para gjykatës 26-vjeçari shqiptar është shprehur se ai kishte rënë pre e bandave të trafikut të drogës me premtimin se do të punonte në ndërtim. Por ai është shfrytëzuar prej tyre pasi ata ishin në dijeni të përfshirjes së familjes së tij në gjakmarrje. Xixi ka deklaruar gjithashtu se i duhej të mblidhte para për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

Ndërkaq, sipas prokurorisë angleze shqiptari nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm në Britaninë e Madhe. Ata i kanë dërguar kërkesë autoriteteve shqiptare për të mësuar për ndonjë dënim të mundshëm në Shqipëri, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

Sipas prokurorëve anglezë, Xixi kishte studiuar për menaxhim biznesi në Shqipëri, por ai e kishte lënë shkollën të papërfunduar për shkak se shëndeti i nënës së tij ishte përkeqësuar dhe për këtë arsye ai kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të bërë para sa më shpejt të ishte e mundur për kujdesin mjekësor të nënës së tij.

Avokati tha se ekspertët e policisë së drogës arritën në përfundimin se shtëpia ishte një "operacion në shkallë tregtare" me një rendiment të mundshëm prej 11,000 g kanabis me një vlerë shitje me shumicë deri në 57,000 £ dhe një vlerë në rrugë shumë më të lartë.

Në intervistën e tij të mëvonshme, Xixi tha se ai ishte një viktimë e skllavërisë moderne, i cili u soll në MB për të punuar në ndërtim nga një bandë që e dinte se ai ishte përfshirë në një "gjakmarrje" familjare pasi babai i tij vrau një burrë në qytetin e tyre. Ai tha se kishte qenë në adresë që nga dhjetori i kaluar dhe po paguhej 100 £ në javë.

Gjykatësi Geraint ëalters tha se i pandehuri po punonte në një plantacion kanabisi që drejtohej nga një bandë kriminale e organizuar shqiptare dhe se të ardhurat do përdoreshin për financimin e aktiviteteve të tjera kriminale. Ai tha se hetimet në fermat e kanabisit duhej të merreshin "shumë më seriozisht" nga policia. Në fund, Xixi u dënua me 12 muaj burg./ Marrë nga walesonline.co.uk

geraldo xixi

Sondazh

Poll