Art&Argëtim

Ç'ka Ben Affleck? Aktori shpërthen në lot në muajin e mjaltit, Jennifer Lopez e ngushëllon

Aktori shfaqet i lodhur dhe i zhytur në mendime në foto të ndryshme që janë publikuar që prej muajit të mjaltit.

26 Korrik 2022, 15:55 Nga k.m.
Ç'ka Ben Affleck? Aktori shpërthen në lot në muajin e
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

PARIS- Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po shijojnë muajin e mjaltit në Paris dhe fotot e tyre nga udhëtimi i tyre i parë në çift po bëjnë xhiron e internetit. Por duket se nuk po e kalojnë aq mirë sa mendohet. Në një foto ku shfaqet Affleck duke u përlotur me Jennifer Lopez, teksa kjo e fundit e ngushëllon. 

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e Affleck, por duket se e ka një shpatull për t'u mbështetur... JLo! Ylli, duket teksa e përqafon dhe e puth në fytyrë. Vlen të theksohet se një ditë më parë u publikuan edhe foto të tjera me Ben Affleck që dukej mjaft i lodhur dhe i zhytur në mendime. 

Çifti u martuan në Las Vegas fundjavën e kaluar. Pak ditë më vonë, ata udhëtuan drejt Parisit të shoqëruar nga dy vajzat e aktorit, Violet dhe Serafina, si dhe nga vajza e Lopez, Ema.

ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll