Bota

Sherr në Mal të Zi, lanë makinat dhe filluan të godasin me grushte e shkelma njëri-tjetrin

Siç shihet edhe në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, të rinjtë kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur të grinden. U bë një zhurmë e tillë sa nuk dihej kush kë, si dhe me çfarë po godiste.

25 Korrik 2022, 15:03 Nga d.a
Sherr në Mal të Zi, lanë makinat dhe filluan të godasin me
sherri ne Serbi

MAL I ZI- Disa të rinj janë përleshur mbrëmë në seksionin e parë të autostradës së re malazeze Bar-Boljare, afër kabinës së pagesës në Mateshevë.

Sipas mediave vendase, siç shihet edhe në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, të rinjtë kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur të grinden. U bë një zhurmë e tillë sa nuk dihej kush kë, si dhe me çfarë po godiste.

Policia përmes operacionit dhe me ndihmën e regjistrimeve dhe targave do të përpiqet të përcaktojë se cilët janë pjesëmarrësit në konfrontim.

Policia malazeze bëri të ditur se konflikti mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, por se rasti u është raportuar vetëm në orën 22:00. Nuk dihet se çfarë i ka paraprirë ngjarjes dhe nëse ka të lënduar.

sherr ne serbi

Sondazh

Poll