Art&Argëtim

ALARM në koncertin e Ramë Lahaj, policia nxjerr jashtë të pranishmit, kontrolloi për bombë

Alarmi për bombë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

25 Korrik 2022, 08:42 Nga A.B
ALARM në koncertin e Ramë Lahaj, policia nxjerr jashtë të
Koncerti

KOSOVË- Një alarm për bombë ka bërë që koncerti ku do të performonte Ramë Lahaj në Prishtinë të shtyhej për disa minuta. Koncerti, i cili u mbajt mbrëmjen e kaluar në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, vijoi pas kontrolleve nga policia e shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals. Të pranishmit u detyruan të dilnin jashtë deri sa policia kontrolloi vendin, shkruan Gazetaexpress.

Rron Gjinovci ka treguar në një status në Facebook se koncerti ka vazhduar, derisa ka ndarë edhe detaje nga shfaqja.  

“Kërcënim me bombë! Rikthimi në sallë mas kontrollës së policisë, Ramë Rame Lahaj për me i mbështet emocionalisht kolegët e tij Erika Grimaldi, Leonardo Caimi dhe Menan Bërveniku, u ngjit nê skenë me nji befasi”, shkroi ai.

Alarmi për bombë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

alarm per bombe rame lahaj

Sondazh

Poll