Politike

FT- E veshur me blu! Ceremonia e betimit, zonja e Parë ‘frymëzohet’ nga Melania Trump

Armanda kishte veshur një fustan klasik ngjyrë bojëqielli, i mbyllur në pjesën e sipërme, me mëngë treçerekshe dhe në fund qëndronte i derdhur.

24 Korrik 2022, 19:24 Nga A.B
FT- E veshur me blu! Ceremonia e betimit, zonja e Parë
Melania Trump dhe Armanda Begaj

TIRANË- Zonja e parë e shtetit, Armanda Begaj bashkë me dy djemtë shoqëroi Presidentin Bajram Begaj në betimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo çfarë ra në sy ishte paraqitja e zonjës së parë teksa futej për në parlament. Armanda kishte veshur një fustan klasik ngjyrë bojëqielli, i mbyllur në pjesën e sipërme, me mëngë treçerekshe dhe në fund qëndronte i derdhur. Modeli i flokëve ishte i thjeshtë, të krehura dhe me një make up jo shumë të ngarkuar.

Ky look duket se është frymëzuar nga ai i Melania Trump kur bëri daljen si ‘Zonja e Parë’ në vitin 2017. Melania kishte veshur një fustan ngjyrë bojëqielli jo shumë të ngushtë pas trupit, i mbyllur deri në grykë dhe të kombinuara me një palë doreza. Ajo kishte zgjedhur një make up të thjeshtë dhe një model flokësh të mbledhur me baluket që i binin përpara.

FT- E veshur me blu! Ceremonia e betimit, zonja e Parë

E lindur në vitin 1968, Armanda ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

armanda begaj betimi i bajram begajt

Sondazh

Poll