Politike

VD-Berisha e bojkotoi, Ina Zhupa dhe Bujar Leskaj s'ndjekin turmën, merr pjesë në seancën e betimit të Begajt

Në seancë, nuk ishin të pranishëm asnjë nga deputetët që janë pjesë e grupit të Rithemelimit, me përjashtim të deputetes Ina Zhupa dhe Bujar Leskajt.

24 Korrik 2022, 18:09 Nga A.B

 

VD-Berisha e bojkotoi, Ina Zhupa dhe Bujar Leskaj s'ndjekin turmën,
Ina Zhupa dhe Bujar Leskaj

TIRANË- Grupi i kryedemokratit Sali Berisha doli me një deklaratë ditën e sotme duke bërë të ditur se do të bojkotonin seancën e betimit të Presidentit të ri të Republikës. Në seancë, nuk ishin të pranishëm asnjë nga deputetët që janë pjesë e grupit të Rithemelimit, me përjashtim të deputetes Ina Zhupa dhe Bujar Leskajt. Dy deputetët u panë në sallë, të ulur bashkë me disa demokratë të tjerë, të cilët nuk janë pjesë e grupit të Berishës. 

Nuk dihet se përse është kryer ky veprim nga Zhupa dhe Leskaj, duke dalë kundër bojkotit të vendosur nga Berisha, duke qënë se ato morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar nga Berisha. Atë ditë, Zhupa sqaroi për mediat se mori pjesë në respekt të demokratëve. Po ashtu, Zhupa është anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike.

betimi i bajram begajt

Sondazh

Poll