Politike

Ceremonia e presidentit të ri, mbërrin Rama, e shoqëron bashkëshortja

Pjesë do të marrë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda. Të dy, të kapur dorë për dore, i janë drejtuar godinës së Presidentit Begaj.

24 Korrik 2022, 19:20 Nga k.m.
Ceremonia e presidentit të ri, mbërrin Rama, e shoqëron
Edi Rama dhe Linda

TIRANË- Ceremonia e presidentit të ri ka mbledhur të gjithë zyrtarët e Shqipërisë në shesh para godinës së Presidencës për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Bajram Begaj. Pjesë do të marrë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda. Të dy, të kapur dorë për dore, i janë drejtuar godinës së Presidentit Begaj.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

edi rama linda rama betimi i bajram begajt

Sondazh

Poll