Politike

VD-Betimi i presidentit të ri/ "Theu bojkotin" e PD, Ina Zhupa: E di Berisha që jam këtu...

Po ashtu, sqaroi se kryedemokrati Sali Berisha kishte dijeni për prezencën e saj. 

24 Korrik 2022, 18:29 Nga k.m.
VD-Betimi i presidentit të ri/ "Theu bojkotin" e PD, Ina Zhupa: E
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ishte e pranishme në seancën parlamentare për betimin e Presidentit të ri Bajram Begaj. Në fjalën e saj para mediave, ajo u shpreh se Berisha është në dijeni se ka vendosur të jetë në Kuvend ndërsa shtoi se nuk donte ta paragjykonte Begajn. Po ashtu, sqaroi se kryedemokrati Sali Berisha kishte dijeni për prezencën e saj. 

"Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanëshëm. Nisi dhe u mbyll në Kryesinë e PS. Megjithatë pavarësisht situatës se si u zgjodh, nuk do e paragjykoja dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit që ka marrë sot. Si garant i Kushtetutës sot dhe do të jetë për të respektuar ligjet e vendit. Jam e bindur që Begaj do të dekretojë qeverisjen e PD, qofshin në ato të parakohshme apo normale. Ju e keni parë deklaratën e PD. Me të drejtë e ka cilësuar ditën si të monizmit pasi edhe presidenti u zgjodh nga Edi Rama. Nuk kemi pasur mbledhje grupi por një qëndrim zyrtar dhe secili nga deputetët merr vendimin e vetë. A u konsultova me Berishën? Berisha është në dijeni të gjendjes time këtu,"-tha Ina Zhupa.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

ina zhupa betimi i bajram begajt

Sondazh

Poll