Aktualitet

VD-Bajram Begaj mbërrin në Kuvend, e shoqëron bashkëshortja dhe dy djemtë

24 Korrik 2022, 17:48 Nga DOSJA

VD-Bajram Begaj mbërrin në Kuvend, e shoqëron bashkëshortja

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sapo ka mbërritur në ambientet e Kuvendit ku do të betohet për detyrën e tij të re. Ai ka shkuar i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët ka hyrë në godinën e Kuvendit, ku do të bëjë edhe betimin në detyrën e kreut të shtetit. Në hyrje të Kuvendit, Begaj është pritur nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

 

Sondazh

Poll