Aktualitet

'Institucionet dhe bankat të kenë kujdes'/ Anonymous Albania: Sulmi i madh kibernetik është duke ardhur

Ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA. 

24 Korrik 2022, 17:45 Nga A.B
'Institucionet dhe bankat të kenë kujdes'/ Anonymous
Hacker

TIRANË- Anonymous Albania një faqe hakerash shqiptarë të paidentifikuar, ka paralajmëruar institucionet shqiptare dhe bankat për sulmet e ardhshme kibernetike. Ato kanë reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj ndaj shërbimeve online qeveritare. Sipas njoftimit të tyre, sulmi kibernetik na nisur fillimisht te serveri i AKSH-t që ka nën kontroll serverat e qeverisë, ku fillimisht hakerat kanë gjetur të gjitha email-et e AKSHI-të me një skanim të serverit. Ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA. 

POSTIMI I PLOTË:

Pershëndetje pas shumë kohësh ne u rikthyem përsëri vetëm për t’ju treguar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në gov.al. Kemi dëgjuar shumë ekspertë të IT-së me diplomim falso që s’ja kanë idenë se nga ka ardhur sulmi e si ka ardhur  dhe pse ka ardhur, dhe çfarë pritet të vij në vazhdim. Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA)  qe u infektua me kte lloj virusi nga hakerat  (TSB).

Pra ateherë eksperti IT-se  me "diplomim fallco" ka hapur PDF o jo një link sië thonë ekspertët. sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdesni. Ju bëjmë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit kujdesni e-mail-at që ju vijnë me PDF para se të hapni PDF dergojeni atë forëard me një email tjeter dhe e hapni me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus. Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashu siç patën te AKSHI.

sulme kibernetike anonymous albania

Sondazh

Poll