Aktualitet

Të përfshirë në mafian italiane? Arrestohen dy shqiptarë brenda 'klubit', policia: U gjet arma sovjektike

Arma që mbante shqiptari, ishte një pistolet Tokarev TT-33, armë sovjetike e shpikur në vitin 1930 e përdorur po ashtu si një armë e Ushtrisë së Kuqe.

24 Korrik 2022, 17:35 Nga A.B
Të përfshirë në mafian italiane? Arrestohen dy
Policia italiane

ITALI- Dy shqiptarë janë kapur nga autoritetet italiane në periferi të Stagnos. Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë një shqiptar i cili kishte me vete armë me shtatë fishekë ndërsa bashkëpuntori i tij kishte me vete një shkop çeliku. 

Të rinjtë u ndaluan brenda një klubi, që sipas policisë, situata mund të kishte agravuar nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e tyre. Hetimet nga Karabinierët e Njësisë italiane janë të orientuara drejt botës së krimit italian dhe për momentin nuk përjashtojnë asnjë pistë, duke përfshirë një zgjidhje të mundshme hesapesh.

Personi i armatosur u dërgua në burgun e Livornos me urdhër të autoritetit gjyqësor. Arma që mbante shqiptari, ishte një pistolet Tokarev TT-33, armë sovjetike e shpikur në vitin 1930 e përdorur po ashtu si një armë e Ushtrisë së Kuqe.

Akronimi " TT" do të thotë Tula-Tokarev,  ku Tula është qyteti rus ku ndodhet fabrika e prodhimit të armëve dhe Tokarev është emri i projektuesit Fedor Tokarev . Kalibri Makarov 7,62 × 25 mm, i projektuar në bazë të Mauser-it të famshëm 7,63, i përhapur në atë kohë, karakterizohet nga një kapacitet depërtues dhe diapazoni i jashtëzakonshëm i fishekut, i konsideruar ideal për një armë anësore ushtarake.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll