Aktualitet

"Tërbohet" shqiptari, del në rrugë dhe i thyen xhamat e makinave me çekiç

Karabinierët, të alarmuar nga të pranishmit, duke mos u besuar syve për atë që po shihnin u detyruan të ndërhynin me forcë për të bllokuar tërbimin e shqiptarit të paidentifikuar.

24 Korrik 2022, 17:44 Nga k.m.
"Tërbohet" shqiptari, del në rrugë dhe i thyen xhamat e
Pamje nga mjetet e shkatërruara

ITALI- Ai doli në rrugë dhe filloi, në mes të ditës, të thyente xhamat e makinave me çekiç. Protagonisti, një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, tashmë i njohur për Policinë. Karabinierët, të alarmuar nga të pranishmit, duke mos u besuar syve për atë që po shihnin u detyruan të ndërhynin me forcë për të bllokuar tërbimin e shqiptarit të paidentifikuar.

Sipas mediave italiane, 36-vjeçari ishte në arrest shtëpie, por vendosi që të dalë për të thyer makinat. Me çekiçin ai shënjestroi disa makina të parkuara, ndërsa pronarët mundën që të shihnin vetëm nga larg të pafuqishëm. 

Padyshim që kishte frikë edhe për sigurinë e dikujt, sigurisht që ekzistonte frika se çekiçi mund të përdorej edhe për të goditur njerëzit. Pas disa çastesh, Policia ndërhyri dhe arrestoi të riun. Ndërkohë që ka nisur marrja në pyetje për të kuptuar se përse vendosi që të shkatërronte mjetet poshtë banesës. 

itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll