Sport

VIDEO/ Festivali i ‘Sanremos’ zbarkon në Turqi: Pirlo, Viviano dhe Ricci i këndojnë ekipit hitet italiane...

Klubi përmes kanaleve sociale, ka postuar atmosferën e një pasdarke në qendrën sportive, ku skuadra po stërvitet, duke dashur të tregojë kolektivitetin e skuadrës.

24 Korrik 2022, 09:12 Nga DOSJA

VIDEO/ Festivali i ‘Sanremos’ zbarkon në Turqi: Pirlo, Viviano

TURQI - Një video e bukur e postuar nga Fatih Karagumruk, e cila nxjerr në pah dhe tregon një kolektiv të bashkuar, dy javë para fillimit të kampionatit turk. Klubi përmes kanaleve sociale, ka postuar atmosferën e një pasdarke në qendrën sportive, ku skuadra po stërvitet. 

Të gjithë pjesëtarët e skuadrës së Karagumruk treguan aftësitë e tyre në të kënduar, pavarësisht nga kombësitë, ku natyrisht nuk do të mungonte "kolonia" e madhe italiane: kaluan nga "Lella" e kënduar nga romani Matteo Ricci, në "L'italiano" të zgjedhur nga Emiliano Viviano. 

As trajneri Andrea Pirlo dhe stafi i tij, nuk shpëtuan pa u ngjitur në ‘skenën’ e improvizuar, duke krijuar një mjedis ‘alla-Sanremo’. Ata interpretuan duke kënduar "Ndoshta sepse të dua" të Ricchi e Poveri. Më poshtë është edhe videoja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll