Sport

VD/ Arsenali shpartallon Chelsean! ‘Topçinjtë’ nuk falin, katër fitore në katër miqësore…

I ardhur gjatë transfertave të kësaj vere, ish-sulmuesi brazilian i Cityt, Gabriel Jesus, shënoi golin e tij të katërt në parasezon.

24 Korrik 2022, 09:49 Nga DOSJA

VD/ Arsenali shpartallon Chelsean! ‘Topçinjtë’ nuk

SHBA - Arsenali vazhdon paraqitjen e tij të përsosur, duke siguruar fitoren e katërt në po aq takime përgatitore verore. ‘Topçinjtë’, mëngjesin e sotëm mposhtën në Orlando rivalin e tyre të të njejtit qytet, Chelsean pa shumë vështirësi (4-0). 

I ardhur gjatë transfertave të kësaj vere ish-sulmuesi brazilian i Cityt, Gabriel Jesus (15’), shënoi golin e tij të katërt në parasezon. Martin Odegaard (36’), Bukayo Saka (66’) dhe Sambi Lokonga (90’+3) më pas, gjithashtu ishin autorë të golave të fitores.

Skuadra e Mikel Artetës do të luajnë miqësoren e fundit të shtunën kundër Sevilla, ndërsa Chelsea do të përballet me Udinese të premten.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll