Bota

Vulin: Ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka thënë sot se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

23 Korrik 2022, 17:27 Nga d.a.
Vulin: Ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Vuçiç
Vulin

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Përderisa Radoje Zviter është i lirë, vrasja e Vuçiçit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, tha Vulin për Happy TV.

Ai shtoi se në rastin e klanit Veljko Belivuk është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, tha Vulin.

aleksander vucic veljko belivuk

Sondazh

Poll