Aktualitet

VD-Me duar pas murit! Aksion në Lezhë, arrestohen dy filandezët në Shëngjin, trafikonin drogë

Në kuadër të operacionit “Manhunt”, u vunë në pranga: – K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

23 Korrik 2022, 15:14 Nga k.m.

VD-Me duar pas murit! Aksion në Lezhë, arrestohen dy filandezët

TIRANË- 2 finlandezë janë arrestuar në Shëngjin, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike. Në kuadër të operacionit “Manhunt”, u vunë në pranga: – K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë. Por identiteti i tyre nuk është zbuluar.

NJOFTIMI I PLOTË:

FAST Albania

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar "Manhunt". Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë. Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike".

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar "Manhunt". Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve: - K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës. Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore FAST Albania, si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për të vepruar si të barabartë me homologët.

operacioni manhunt shengjin

Sondazh

Poll