Aktualitet

Shqipëria fiton kampionatin e shahu në Evropë, Caslli: Përfaqësuan vendin pa bërë bujë

Shkëlqim Cela dhe Klea Shuqja janë dy shqiptarë që kanë triumfuar në kampionatin e shahut në Europë

23 Korrik 2022, 13:31 Nga A.B

Shqipëria fiton kampionatin e shahu në Evropë, Caslli:

TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka bërë të ditur se Shkëlqim Cela dhe Klea Shuqja janë dy shqiptarë që kanë triumfuar në kampionatin e shahut në Europë. Caslli ka ndarë pamje nga momenti kur shqiptarët rrëmbejnë kupën. Ajo thekson se vendi ynë u përfaqësua pa bërë bujë. 

POSTIMI i aktivistes Elona Caslli:

Një rreze drite në një qiell pis të zi. Një trajner shahu dhe një vajzë e vogël bëjnë atë çka nuk mund të bëjë një kabinet qeveritar i mbledhur bashkë. Shkëlqim Cela dhe Klean Shuqja janë dy shqiptarë të mirë që pa bujë, pa kamera, pa fotografi llamburitëse, kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në një Kampionat Shahu në Evropë ku Klea ka fituar çmimin e parë. Nuk kanë pasur mbështetje financiare nga Federata e Shahut për udhëtimin drejt Selanikut e për këtë arsye Klean ka udhëtuar me nënën e saj duke i mbuluar vetë shpenzimet.
Shqiptarë të mirë që nuk bëjnë zhurmë në pasionin e tyre. Shqiptarë të mirë që nuk kërkojnë vëmendje për çmimet e tyre. Shqiptarë të mirë të cilëve u detyrohemi aq shumë dhe për të cilët dimë aq pak.
Post Scriptum- Mirënjohje Mjeshtrit Shkelqim Çela dhe përkushtimit dhe këmbënguljes së Klean Shuqjas. Jeni ambasadorët e heshtur të Shqipërisë. Jeni një rreze drite në një qiell pis të zi.

elona caslli

Sondazh

Poll