Aktualitet

Atentati/ Gjenden 108 gëzhoja, 3 ishin autorët, çudia: Asnjë kamer sigurie nuk punonte

Në vendgjarje, policia gjeti 108 gëzhoja kallashnikovi, gjë e cila tregon se ka pasur një intesistet të lart të goditjeve duke sjellë vrasjen e Klisman Preçit dhe plagosjen e Ylli Brahimit.

23 Korrik 2022, 13:52 Nga A.B
Atentati/ Gjenden 108 gëzhoja, 3 ishin autorët, çudia:
Pamje nga vendi i ngjarjes

MILOT- Sulmi me armë i rregjistruar mbrëmjen e 22 korrikut 2022 në zonën e Milotit, është kryer nga një skuadër e përbërë nga 4 persona, ku tre vetë kanë qëlluar me automatik, ndërsa personi tjetër ka qëndruar shofer në makinën tip “Audi”, e cila u gjend e djegur në fshatin Gramëz të Fushë.

Në vendgjarje, policia gjeti 108 gëzhoja kallashnikovi, gjë e cila tregon se ka pasur një intesistet të lart të goditjeve duke sjellë vrasjen e Klisman Preçit dhe plagosjen e Ylli Brahimit.

Kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij nuk punonin edhe pse është çudi duke qënë se zona është e mbushur me kamera sigurie. Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi. Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.

Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi, kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit, disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre. Dy shënjestrat e këtij sulmi me armë janë emra të njohur për policinë kriminale.

atentat ne milot

Sondazh

Poll