Aktualitet

Aksident në aksin Marinëz-Roskovec, plagoset 15-vjeçari dhe drejtuesi i mjetit

Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

23 Korrik 2022, 11:29 Nga A.B
Aksident në aksin Marinëz-Roskovec, plagoset 15-vjeçari dhe
Ambulance

POGRADEC- Një aksident me pasojë plagosjen e një 15-vjeçari ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Marinëz-Roskovec. 45-vjeçari ka aksidentuar të miturin, ndërsa është lënduar edhe vetë. Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. Zh., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ka aksidentuar një 15-vjeçar, banues në Roskovec”, njofton policia.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll