Aktualitet

Atentati në Milot/ Makina luksoze e blinduar u bë shoshë, mjeti u pa në varrimin e Brilant Martinajt

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga të gjitha drejtimet, duke lënë të vdekur Preçin dhe të plagosur Brahimajn i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. 

23 Korrik 2022, 11:20 Nga A.B
Atentati në Milot/ Makina luksoze e blinduar u bë shoshë, mjeti u
Ylli Brahimi dhe Brilant Martinaj

TIRANË-Makina “Land Cruiser” e blinduar ku udhëtonin dy shënjestrat e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Milot është parë dhe në varrimin e Brilant Martinajt në qytetin e Laçit.

Makina luksoze u bë shoshë plumbat, duke qëlluar ndaj saj me 100 plumba. Atentatorët i kanë bërë pritë shënjestrave pranë rrugicës së pallatit ku ata jetonin, pasi viktima Klisman Preçi dhe i plagosuri, Ylli Brahimi mësohet se ishin fqinj me njëri-tjetrin. Ata kishin qenë duke pirë kafe në një lokal në Milot dhe në momentin kur kanë mbërritur në banesë, autorët i kanë qëlluar me breshëri. Mësohet se një nga atentatorët është afruar drejt mjetit duke qëlluar nga afër.

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga të gjitha drejtimet, duke lënë të vdekur Preçin dhe të plagosur Brahimajn i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

Brilant Martinaj u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

atentat ne milot brilant martinaj

Sondazh

Poll