Bota

Një javë pas gjyqit, nëna e Marigona Osmanit kërcënohet nga një profil në emër të vrasësit Krivaqa

Por familja e Osmanit pëveç dhimbjes së humbjes së vajzës së tyre duket se nuk po gjen qetësi pasi së fundmi ata kanë marrë kërcënime në rrjete sociale.

23 Korrik 2022, 12:35 Nga d..a
Një javë pas gjyqit, nëna e Marigona Osmanit kërcënohet
nena e Marigona Osmanit

KOSOVË- Disa ditë më parë u zhvillua gjyqi i parë ndaj Dardan Krivaqës, i cili një vit më parë dhunoi për 48 orë deri në vdekje partneren e tij, 18-vjeçaren Marigona Osmani.

Por familja e Osmanit pëveç dhimbjes së humbjes së vajzës së tyre duket se nuk po gjen qetësi pasi së fundmi ata kanë marrë kërcënime në rrjete sociale.

Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kërcënua në rrjete sociale nga dikush që u paraqit me një profil si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa. Sipas informacioneve paraprake nga ky profil nëna e Marigonës u kërcënua me vrasjen e vajzës tjetër.

Thuhet se po nga ky profil përveç nënës së Marigonës është tentuar të kontaktohen dhe motrat e saj derisa ato e kanë bllokuar nga rrjetet e tyre sociale.

Në një intervistë për Klan Kosova familja Osmani përvecse e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.

Më 22 gusht 2021, Dardan Krivaqa dhe kushëriri i tij Arbër Sejdiu pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjerçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën dhe se familja nuk kishin dijeni nëse ajo ka patur probleme me bashkëshortin.

marigona osmani dardan krivaqa

Sondazh

Poll