Aktualitet

Vdes Komisari i Policisë së Tiranës

Është bërë me dije se ka humbur jetën komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

22 Korrik 2022, 18:04 Nga k.m.
Vdes Komisari i Policisë së Tiranës
Edi Veli

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndarë sot foton e efektivit të ndarë nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Është bërë me dije se ka humbur jetën komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

"Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Një ngushëllim ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës për humbjen e kolegut të tyre,"-shkruan në postimin e bërë Policia e Shtetit.

POSTIMI I PLOTË:

edi veli policia e shtetit

Sondazh

Poll