Aktualitet

Alarmet për sulme terroriste, Samiti i Iranit të Lirë shtyhet deri në një njoftim të dytë

Samiti, i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, është shtyrë me rekomandim të qeverisë shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste. 

22 Korrik 2022, 16:31 Nga k.m.
Alarmet për sulme terroriste, Samiti i Iranit të Lirë shtyhet
Foto nga kampi

DURRËS- Alarmet për sulme terroriste kanë shkaktuar panik në kampin e Manzës. Ndaj Samiti i Iranit të Lirë është vendosur që të shtyhet deri në një njoftim të dytë. Samiti, i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, është shtyrë me rekomandim të qeverisë shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste. 

Ishte Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë. Madje iu bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin këtë samit, të ndjekin lajmet në mediat lokale, të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka shtuar masat në kamp, për të siguruar jetën e tyre.

Mbi 50 persona që dyshohet se janë të rekrutuar nga Irani për të bërë akt terrorist gjatë këtij samiti që do mbahet në Manëz, pas dy ditësh. Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri.

Ndërsa disa ditë më parë SPAK nisi një hetim për një grup me 20 persona, të gjithë ish-anëtarë të MEK, kishin në shënjestër opozitën iraniane që strehohet në vendin tonë në Manzë. Ata ishin rekurtuar nga agjencitë e shërbimeve sekrete iraniane dhe mbledhin të dhëna për kampin në Manzë, ku mendohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

Në Tetor të 2020 u arrestua ish-anëtari i MEK, Bijan Poolagrad si pjesë e kësaj celule. Ai u kallëzua nga nga personi që jetionte me qira. Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, i merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i çonte foto, video dhe informacione për kampin. Ndërsa hetimet e fundit kanë zbuluar se në ndihmë të këtyre iranianëve kishte dhe shqiptarë, por deri më tani nuk ka asnjë të identifikuar me emër. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë dosjen e plotë.

spiunet e mek

Sondazh

Poll