Aktualitet

Kishin mbi 70 kg hashash në makinë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Shitja e mallit do t'i sillte çiftit mbi 1 milion euro fitim nëse droga do të shitej në tregut e zi. Në pamjen e ushtarëve që po kryenin kontrolle në zonën tregtare të Mestres, çifti u përpoq të ndryshonte drejtimin e udhëtimit, por makina u ndalua.

22 Korrik 2022, 17:14 Nga d.a.
Kishin mbi 70 kg hashash në makinë, arrestohet çifti shqiptar
Droga e sekuestruar, policia italiane

ITALI- Policia Venecias arrestoi dy bashkëshortë me kombësi shqiptare me akuzën e trafikimit dhe posedimit të drogës në qytetin e Mestres. Janë sekuestruar mbi 70 kilogramë drogë përfshirë hashash, kokainë dhe marihuanë. 

Sipas mediave vendase, shitja e mallit do t'i sillte çiftit mbi 1 milion euro fitim nëse droga do të shitej në tregut e zi. Në pamjen e ushtarëve që po kryenin kontrolle në zonën tregtare të Mestres, çifti u përpoq të ndryshonte drejtimin e udhëtimit, por makina u ndalua.

Guardia di Finanza i shoqëroi në shtëpinë e tyre për një kërkim më të plotë. Një tjetër makinë është gjetur në oborrin e shtëpisë ku ishin fshehur 20 kilogramë shkopinj hashashi. Gjithashtu, janë konfiskuar rreth 300 gram kokainë që ishte fshehur në tubin e evakuimit të tymit të shtëpisë. Në shtëpi janë gjetur edhe çelësat e një depoje tjetër droge, e cila ndodhet pak kilometra më tutje. Këtu u konfiskuan në një dollap 3 kilogramë kokainë, 20 kilogramë marihuanë të organizuar në 18 thasë dhe 27 kilogramë hashash të ndarë në 55 blloqe.

policia italiane arrestohet cifti shqiptar ne itali

Sondazh

Poll