Aktualitet

Përplasi me gomone të miturin, Gjykata e Vlorës liron 40-vjeçarin

Avokati i 40 vjeçarit paraqiti në seancë si rrethana lehtësuese, mirëkuptimin e familjarëve të fëmijës për aksidentin, dhe faktin që i mituri nuk pati rrezik për jetën.

22 Korrik 2022, 16:29 Nga e.k
Përplasi me gomone të miturin, Gjykata e Vlorës liron
40-vjeçari duke kryer manovra me gomone në det

VLORË- 40 vjeçari që përplasi me gomone një fëmijë në Plazhin e Jonuvrës është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës e cila  vendosi që hetimi për aksidentin në det të vazhdojë në masën e arrestit në shtëpi. Ka qenë gjyqtari Hektor Sinanaj  ai që mori vendimin. 

Avokati i 40 vjeçarit paraqiti në seancë si rrethana lehtësuese, mirëkuptimin e familjarëve të fëmijës për aksidentin, dhe faktin që i mituri nuk pati rrezik për jetën.

Ngjarja për të cilën akuzohet 40 vjeçar u shënua më 18 Korrik rreth orës 17:40 në plazhin e Jonufrës.

Andis Korreshi shkeli kufizimin me bova detare dhe u fut në zonën ku nuk lejohen mjetet lundruese dhe goditi 7 vjeçarin që po notonte ku fatmirësisht i mituri shpëtoi pa dëmtime serioze.

Dy ditë më herët, një çift të rinjsh u plagosën në plazhin e Jalës pasi u goditën nga gomonia e drejtuar nga 37 vjecari Gjergj Priftuli ku siç treguan dhe  pamjet e kamerave të sigurisë 37 vjeçari po kryente manovra të rrezikshme me mjetin lundrues larg bregut të detit por humbi kontrollin e mjetit që përfundoi mes pushuesve. Vajza mori lëndime të lehta, ndërsa 31 vjeçari mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjve kirugjikale në Spitalin e Traumës pasi ishte në rrezik për jetën.

vlore gomonia ne jale

Sondazh

Poll