Bota

Në Greqi vijon regjistrimi i dëmeve pas zjarrit në Penteli, dhjetëra shtëpi shënohen me të kuqe

Inxhinierët e Ministrisë po përfundojnë sot kontrollet në zonën e Pallinit ku ka dhjetëra banesa të cilat kanë pësuar dëme të pariparueshme.

22 Korrik 2022, 15:12 Nga d.a.
Në Greqi vijon regjistrimi i dëmeve pas zjarrit në Penteli,
Bnaesat e djegura ne Greqi

GREQI- Ekipet inxhinierike të Ministrisë së Infrastrukturës së Greqisë janë duke kryer inspektime, për të tretën ditë radhazi, në objektet e dëmtuara nga zjarri madh i së martës.Inxhinierët e Ministrisë po përfundojnë sot kontrollet në zonën e Pallinit ku ka dhjetëra banesa të cilat kanë pësuar dëme të pariparueshme. 

Protothema.gr regjistroi inspektimin e kryer nga një ekip në një shtëpi të vetme në rrugën Dodonis, e cila u përfshi nga flakët në orët e para të së mërkurës.

I zoti i shtëpisë Andrea tha se inxhinierët e shënuar banesën e tij me të kuqe pasi ajo është djegur plotësisht nga zjarri dhe është e pabanueshme. Ai theksoi se ky është zjarri i tretë dhe më tksiku që ka përfshirë zonën dhe banesën e tij pasi në dy zjarret e tjera kishte arritur ta shpëtonte nga flakët.

Pas llogaritjes së dëmeve, inxhinierët lyen me spërkatës një kryq të kuq në hyrje të shtëpisë, e cila do të thotë se Andreas ose do të duhet lëvizi përgjithmonë te një i afërm ose të gjejë para për ta ndërtuar atë nga e para.

Deri dje janë inspektuar 155 objekte në Palaia Penteli, Drafi, Dioni, Anthousa, Gerakë, Pikermi dhe Pallini. Inxhinierët inspektuan 121 shtëpi, nga të cilat 39 u konsideruan të papërshtatshme për banim pasi ishin djegur plotësisht, ndërsa 45 kishin nevojë për riparime për t'u mundësuar banorëve të tyre të ktheheshin të sigurt.

Në të njëjtën kohë, nga 5 dyqanet që iu dorëzuan flakëve, vetëm një u emërua jeshile dhe një kishë e shenjtë u shkatërrua plotësisht nga kalimi i flakëve të zjarrta.

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll