Politike

‘Non Grata’ e Britanisë së Madhe/ Lulzim Basha: Do të jetë një problem i madh në politikën shqiptare

Basha thotë se demokracia do të mbetet e brishtë dhe e paplotë nëse politikanët shqiptarë do të vazhdojnë të punojnë me kriminelët. 

22 Korrik 2022, 11:25 Nga A.B
‘Non Grata’ e Britanisë së Madhe/ Lulzim Basha: Do të
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar dhe një herë për listën me 27 politikanë të cilët do të shpallen non grata nga Britania e Madhe. Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se demokracia do të mbetet e brishtë dhe e paplotë nëse politikanët shqiptarë do të vazhdojnë të punojnë me kriminelët. 

REAGIMI I BASHËS:

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre mbyt zërin e popullit shqiptar. Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë. Të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, shkruan Basha.

 

I dërguari i posaçëm britanik në Ballkan, Sir Stuart Peach paralajmëron se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t'ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Në një artikull të botuar në gazeta "Panorama", Peach thotë se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë vjen disa orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi PD në Kuvend se pas vendimit për non-gratan e Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.

lulzim basha nongratat e britanise

Sondazh

Poll