SHBA-të ngrenë alarmin për sulm të mundshëm në "Samitin Irani i Lirë" në Durrës/ Hoxha: Sa kohë të jetë baza në Durrës, mund të sulmohemi
Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se se për sa kohë grupi të qëndrojë në Shqipëri, vendi ynë do të jetë në rrezik të vazhdueshëm për të qenë pre e sulmeve.
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një paralajmërim, për një kërcënim të mundshëm në Samitin Botëror të Iranit të Lirë, që do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka qenë i ftuar në "Të Paekspozuarit" kur është publikuar ky njoftim dhe ka bërë një koment duke u shprehur se për sa kohë grupi të qëndrojë në Shqipëri, vendi ynë do të jetë në rrezik të vazhdueshëm për të qenë pre e sulmeve.
"Shërbimet e anti-terrorit në Shqipëri, ndërmorën një operacion për të goditur një grup personash duke identifikuar edhe shtetas iranianë dhe baza të tyre, duke kontrolluar banesa dhe lokale, që ishin kamufluar si shoqata të shoqërisë civile, që punonin për veprimtari agjenturore. Objektivi, marrja e informacioneve për bazën Ashraf në Manzë, veprimtari kundërspiunazhi ndaj tyre, aktivitete apo rekrutim të pjesëtareve brenda bazës së Manzës dhe mundësia për ta sulmuar objektin. Sa kohë ajo bazë do të jetë aty, territori i Shqipërisë mund të bëhet objekt i sulmeve. Ka patur edhe në të shkuarën tentativa,"- tha Hoxha.
Samiti do të mbahet në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.
Mbi 50 persona që dyshohet se janë të rekrutuar nga Irani për të bërë akt terrorist gjatë këtij samiti që do mbahet në Manëz, pas dy ditësh. Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri.
Ndërsa disa ditë më parë SPAK nisi një hetim për një grup me 20 persona, të gjithë ish-anëtarë të MEK, kishin në shënjestër opozitën iraniane që strehohet në vendin tonë në Manzë. Ata ishin rekurtuar nga agjencitë e shërbimeve sekrete iraniane dhe mbledhin të dhëna për kampin në Manzë, ku mendohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.
Në Tetor të 2020 u arrestua ish-anëtari i MEK, Bijan Poolagrad si pjesë e kësaj celule. Ai u kallëzua nga nga personi që jetionte me qira. Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, i merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i çonte foto, video dhe informacione për kampin. Ndërsa hetimet e fundit kanë zbuluar se në ndihmë të këtyre iranianëve kishte dhe shqiptarë, por deri më tani nuk ka asnjë të identifikuar me emër. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë dosjen e plotë.
Sondazh
'Ç'fuqi që i bën shurdh-memecë ata të portit?'/ Artan Hoxha: Droga në banane ka tërhequr dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sërish për drogën e kapur në kontenierët e BanaKing në d...
Investime miliona euro gjysmake, kafshë të ngordhura dhe ujërat e zeza të Lezhës hidhen në lumin Drin
Foto ilustruese Në mes të vitit 2012, përkatësisht 10 vite më parë, drejtuesit e atëhershëm të Ministrisë...
"Do iu djegim të gjallë"/ Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: Ky grup ka bërë 5 vrasje, janë barbarë
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se masakra e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të r...
"Paqëndrueshmëria në Itali mund të përhapet", VOA: Pasojat e dorëheqjes së Draghit
Mario Draghi Kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen të enjten, ndërsa mundësia e një paqendrueshmërisë politi...
Ndjekja e skafit, Artan Hoxha: Solli kokainë, e la në Ishëm, pastaj e dogjën mjetin trafikantët
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje lidhur me gomonen që u gjet e shkumbuar në...
U gjet i mbytur në plazhin e Fierit, identifikohet pas 8 ditësh viktima, policia: Ishte shpallur i zhdukur
Foto ilustruese FIER- Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në plazhin e fshatit Ndërnënas në Fier më 13 korrik. P...
Largim nga puna pa motivacion, punonjës të hekurudhës në Durrës në protestë
Foto nga protesta DURRËS- Drejtuesit e hekurudhës së Durrësit kanë njoftuar punëtorët për shkurtimin e vendeve t&eu...
Policia i zuri në ‘shtëpitë e barit’/ 6 shqiptarë dalin para gjyqit, lihen në burg (Emrat)
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- 6 shqiptarë janë paraqitur sot në Gjykatën e Magjistraturës Llandudno. Të pandehurit, të...
Vrasja e Fatime Sulit, familjarët duan rikthimin e dosjes: Krimi është kryer në bashkëpunim
Fatime Suli KUÇOVË- Familjarët e 63 vjeçares, Fatime Suli, e cila u vra në 20 janar të këtij viti në fshatin K...
Trafik droge, armësh dhe përplasje me Policinë/ Britania e Madhe kthen me charter 26 shqiptarë, të dënuar me 88 vite burg
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se ka kthyer sot në Shqipër...
