Operacioni i BUJSHËM në Elbasan, SPAK: Arrestohet gjyqtarja dhe avokati (DETAJE)
SPAK njofton se kanë arrestuar gjyqtaren Zamira Vyshkja dhe avokatin Ilir Pashaj për korrupsion, ndërsa në pranga janë vënë edhe 3 të tjerë.
ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Elbasan. SPAK njofton se kanë arrestuar gjyqtaren Zamira Vyshkja dhe avokatin Ilir Pashaj për korrupsion, ndërsa në pranga janë vënë edhe 3 të tjerë. Sipas SPAK, persona të interesuar/familjarë të një personi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
Për gjyqtaren është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e njëjtë është vepruar dhe me avokatin.
NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.
Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.
Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit. Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan. Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M. Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T.
Sondazh
Operacioni i SPAK në Elbasan, 3 të arrestuar
Policia ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan, në kuadër të operacionit të nisur m&e...
40°C! 'Vraponi' në bregdet, temperaturat arrijnë në ekstrem, parashikimi i motit për sot
Plazh TIRANË- Dita e fundit e javës mbyllet me temperatura të larta. Moti do të jetë me kthjellime përgjatë zonës p...
SHBA-të ngrenë alarmin për sulm të mundshëm në "Samitin Irani i Lirë" në Durrës/ Hoxha: Sa kohë të jetë baza në Durrës, mund të sulmohemi
Artan Hoxha dhe Ambasada Amerikane TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një paralajmërim, për një k&...
'Ç'fuqi që i bën shurdh-memecë ata të portit?'/ Artan Hoxha: Droga në banane ka tërhequr dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sërish për drogën e kapur në kontenierët e BanaKing në d...
Investime miliona euro gjysmake, kafshë të ngordhura dhe ujërat e zeza të Lezhës hidhen në lumin Drin
Foto ilustruese Në mes të vitit 2012, përkatësisht 10 vite më parë, drejtuesit e atëhershëm të Ministrisë...
"Do iu djegim të gjallë"/ Masakra e Fushë Krujës, Artan Hoxha: Ky grup ka bërë 5 vrasje, janë barbarë
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se masakra e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të r...
"Paqëndrueshmëria në Itali mund të përhapet", VOA: Pasojat e dorëheqjes së Draghit
Mario Draghi Kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen të enjten, ndërsa mundësia e një paqendrueshmërisë politi...
Ndjekja e skafit, Artan Hoxha: Solli kokainë, e la në Ishëm, pastaj e dogjën mjetin trafikantët
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje lidhur me gomonen që u gjet e shkumbuar në...
U gjet i mbytur në plazhin e Fierit, identifikohet pas 8 ditësh viktima, policia: Ishte shpallur i zhdukur
Foto ilustruese FIER- Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në plazhin e fshatit Ndërnënas në Fier më 13 korrik. P...
Largim nga puna pa motivacion, punonjës të hekurudhës në Durrës në protestë
Foto nga protesta DURRËS- Drejtuesit e hekurudhës së Durrësit kanë njoftuar punëtorët për shkurtimin e vendeve t&eu...
